Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rrahmani nga minuta e parë e Napoli gabon, +1 pikë para Interit

GS 11/05/2025 1 Min. Lesezeit

Napoli ka gabuar para shikuesve të vet, duke luajtur baras (2:2) me Genoa-n, në takimin e javës së 36-të në Serie A.

Napoli tani ka vetëm një pikë para Interit dhe ka rrezikuar shumçka me këtë barazim. 

Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës, u paraqit titullar për Napolin.

Lukaku (15′) e Raspadori (64′) shënuan për Napolin dhe Meret (32′- autogol) e Vasquez (84′) për Genoa-n.

Napoli kryeson me 78 pikë, ka një më shumë se Interi në vend të dytë dhe Genoa renditet e 13-ta me 40 sosh.

Teilen: