Mançester Junajtid u përball dje me Uest Hem. “Djajtë” zhgënjyen sërish në Premier Ligë, pasi u mposhtën në shtëpi me rezultatin 0-2.
Tensioni te Junajtid është i dukshëm dhe këtë e reflektoi një epidod në fushën e lojës. Ljuk Shou i bërtiti shokut të skuadrës, Rasmus Hojlund, në pjesën e parë.
Hojlund nuk ia doli të mbajë një top para vërshëllimës përfundimtare për fraksionin e parë, dhe kjo nuk u prit aspak mirë. “Rasss, hajde!”, i bërtiti Ljuk Shou.
Shpresa e vetme te Junajtid qëndron te Liga e Europës. Aty do të luajnë finalen me Totenhemin ku të dyja skuadrat luajnë objektivat e gjithë sezonit.
PANORAMASPORT.AL