Wednesday, 13. May 2026
Sport

Largimi i Ançelotit, Real Madrid ndryshon mendje për Alonson menjëherë pas sfidës “El Clasico”

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

Largimi i Ançeloti nga Real Madrid është një çështje e kryer. Çabi Alonso do të jetë trajneri i ri i madrilenëve, që kanë ndryshuar planet.

bandicam 2025-05-12 10-36-22-567

Alonso ishte programuar për të marrë drejtimin e ekipit pas Botërorit të klubeve. “Los blancos” projektojnë ta kenë në krye menjëherë pas fundit të këtij sezoni, që mbyllet në dy javë.  Kontrata do të firmoset e vlefshme deri në vitin 2028.

“El Clasico” mesa duket ka bërë që Reali të lëvizë më shpejt. Alonso ka nderin të jetë trajner i madrilenëve pas eksperiencës së suksesshme me Bajer Leverkusen.

Dhe synimi është për ta nisur me trofe aventurën e re. Botërori i klubeve do të shërbejë edhe për eksperiencë për vazhdimin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: