Mario Mitaj u rikthye dje në fushën e lojës, pasi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e luajti të plotë ndeshjen, që Al Itihad fitoi 3 me 0 përballë Al Fajha.
Mitaj kishte arsye për të festuar dhe jo vetëm për rikthimin. Al Itihad është drejt fitimit të titullit kampion, ndërsa duhet edhe një ndeshje për ta siguruar matematikisht trofeun.
Al Itihad numëron 9 pikë më shumë se Al Hilal, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Skuadra e Mitajt ka në dorë fatin e saj. Sfida e radhës luhet për javën e 32-të, më 15 maj ndaj Al Raed.
21-vjeçari i Kombëtares konsiderohet titullar i padiskutueshëm. Klubi arab pagoi rreth 5 milionë euro në total te Lokomotiva e Moskës, që nga huazimi në shtator. Tashmë kartoni i Mitajt u përket atyre, pas kontratës së nënshkruar deri në vitin 2028.
Festa me tifozët: (VIDEO)
E.LOCI-PANORAMASPORT.AL