Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Përplasja me dhinë në Vlorë, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë: Polici u mundua t’i mbante, por…

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një episod gazmor, që nuk solli incidente, u regjistrua.

dfgdfgfgfddgfdgfdfgdgf

Një dhi i ndërpreu rrugën disa çiklistëve, për t’u përplasur më pas me Dion Smith. 32-vjeçari e menaxhoi si duhet situatën, ndërsa e komentoi pas përfundimit të garës.

“Nuk kisha shumë kohë për të menduar. Mund ta shikoja, 10 sekonda përpara, polici që u mundua t’i mbante të gjithë, dhe më pas një ose dy po kalonin.

Nuk e dija në cilën anë do kalonte. Isha me fat që qëndrova pa rënë. Nuk e dija në cilën anë do të shkonte, çdokush tjetër shkoi majtas, ndërsa unë zgjodha djathtas. Në fund shkoi mirë”, u shpreh çiklisti i Zelandës së Re. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: