Në një moment delikat të sezonit për Juventusin, një tjetër çështje vjen nga brenda dhomave të zhveshjes. Duglas Luiz, mesfushori brazilian i ardhur me bujë nga Aston Vila, po vazhdon të shkaktojë zhurmë me qëndrimet e tij publike.
Në javët e fundit, mesfushori nuk e ka fshehur pakënaqësinë, fillimisht me një shkrim kritik në “Instagram”, ku la të kuptohej se nuk ishte i kënaqur me qëndrimet në stol.
Por polemikat nuk u ndalën këtu. Gjatë një transmetimi në “Twitch”, Luiz shkoi edhe më tej, duke shprehur publikisht mallin për Aston Vilën. “Më mungon Aston Vila, djema. Më mungon të luaj në ‘Villa Park’, më mungon gjithçka, klubi është gjithmonë në zemrën time”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL