Wednesday, 13. May 2026
Sport

“Të gjithë te Interi mendojnë për finalen e Championsit”, Zalevski flet për të ardhmen: Dua të qëndroj, por…

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

Nikola Zalevski është përshtatur shumë mirë me Interin. U transferua në merkaton e janarit si huazim me të drejtë blerjeje nga skuadra e Romës dhe sa herë është thirrur në apel ka bërë mirë.88e68458c2025bd5e6ae64f70f1d051fDebutoi me një asist në derbin e Milanos dhe gjithashtu ka shërbyer për t’u dhënë frymëmarrje lojtarëve të krahut. Ai ka folur ditën e djeshme pas golit, ku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke dhënë një sinjal të qartë për qëndrimin e tij në Milano.

“Unë sigurisht që dua të qëndroj. Ndihem mirë këtu. Interi është një klub i madh dhe me histori. Tani duhet që klubet të arrijnë marrëveshjen, por dëshira ime është e qartë”, ka thënë Zalevski mes të tjerash.

Ai foli edhe për këtë fund sezoni.

“Të gjithë po mendojmë për finalen e Champions-it, por duhet patjetër që të bëjmë detyrën edhe në kampionat. Ne kemi besim. Gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Zalevski pas ndeshjes së fituar me Torinon.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: