Wednesday, 13. May 2026
Sport

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë në futboll. Egnatia të hënën mbrëma mposhti thellë 4:0 Vllazninë e Shkodrës. Ndeshja finale e plejofit të Shqipërisë u zhvillua në “Arenën Kombëtare” të Tiranës. Egnatia realizoi një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në pjesën e dytë. 

Për Egnatian e Rrogozhinës, është hera e dytë që fiton titullin e kampionit në histori të klubit. Edhe edicionin e kaluar, Egnatia doli kampione. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova e kishte mbyllur në vend të parë edhe stinorin e rregullt.

Teilen: