Wednesday, 13. May 2026
Sport

E KRYER/ Dy lojtarë e nxjerrin “offside”, kapiteni i jep lamtumirën Realit pas 10 viteve

GS 13/05/2025 1 Min. Lesezeit

Lukas Vaskez do të largohet nga Real Madrid pas 10 sezonesh qëndrimi në klubin e bardhë.

lucas-vazquez-rm-scaled-e1721292889937

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se palët do të ndajnë rrugët në korrik dhe mbrojtësi spanjoll do të dalë si lojtar i lirë. Ai do të largohet pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, në rast se asgjë e rëndësishme nuk ndodh më parë.

Respekti dhe dashuria për palët nuk mungon, por për sezonin e ri nuk ka vend për Vaskez pasi rikthehet Dani Karvahal dhe do të afrohet Trent Aleksandër Arnold.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: