Wednesday, 13. May 2026
Sport

Kryeziu ndanë rrugët me Zurichun

GS 13/05/2025 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Zurichut.

Klubi i Superligës së Zvicrës, ka njoftuar të martën se Kryeziu është në mesin e tre lojtarëve që do të largohen në fund të sezonit aktual.

Në fakt, Zurichu ka thënë se Kryeziu ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë, pasi ka zgjedhur ta vazhdoj karrierën diku tjetër.

Klubi ka falënderuar Kryeziun për kontributin e përkushtimin, duke i dëshiruar gjitha të mirat në të ardhmen.

Po ashtu, Zurichu ka thënë se para ndeshjes së fundit që e luan në shtëpi, do t’ua jap lamtumirën tre futbollistëve, përfshirë eedhe Kryeziun.

28-vjeçari është rritur si futbollist te Zurichu kurse këtë sezon ka kontribuar me 4 gola e po aq asistime në të gjitha ndeshjet.

 

 

Teilen: