Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ndryshime pas humbjes në finale

GS 13/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ndryshime pas humbjes në finale, Vllaznia njofton largimin e rëndësishëm!

Vllaznia po kalon një moment të vështirë, pas humbjes së mbrëmshme përballë Egnatias.

Shkodranët u mposhtën me shifrat 0-4 në finalen e madhe të titullit kampion të Superiores.

Ndërkohë që ditën e sotme, klubi shkodran ka njoftuar një largim të rëndësishëm. Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtor sportiv i kuqebluve.

Pas 18 muajsh bashkëpunim, Osmani dhe Vllaznia kanë ndarë rrugët.

Teilen: