• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konseisao para finales: Tre muajt e parë ishin të vështirë, tifozët duan rezultate

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Serxho Konseisao bëhet gati të luftojë për trofeu e tij të dytë në drejtimin e Milanit. Skuadra e tij luan nesër ndaj Bolonjës finalen e Kupës së Italisë dhe një sukses do të ishte i rëndësishëm në një sezon ku kuqezinjtë ishin larg luftës për titullin dhe praktikisht jashtë Ligës së Kampioneve. Trajneri theksoi në konferencën për mediat se ekipi i tij ishte i përqendruar për të synuar një tjetër trofe për të bërë pak më të gëzuar këtë sezon.

konseisao

A e ndjeni peshën e presionit?
Pesha dhe presioni janë pjesë e Milanit, i ndiejmë çdo ditë. Në një klub të madh këto janë gjëra normale, por nesër do të përqendrohemi te ajo që duhet të bëjmë dhe te kundërshtari.

A të duket ky Milani më i mirë i juaji?
Sa i përket rezultateve, po, tre muajt e parë ishin shumë të vështirë, por nuk dua ta përsëris veten. Ne si burra varemi nga rezultatet.

Çfarë ndjesie keni të ktheheni në “Olimpico”?
Ky stadium më ka dhanë kënaqësi të mëdha, por unë isha ende futbollist, ka kaluar kohë. Për nesër do të duhet të kemi të njëjtin qëndrim dhe ta jetojmë çdo duel sikur të ishte i fundit. Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar, duke e ditur se po përballemi me një ekip të ndryshëm nga ai që u përballëm disa ditë më parë. Jemi përgatitur mirë, shpresojmë për një përgjigje të mirë nesër.

A do të luajë Joviç apo Himenez?
Nuk ua them, as ata nuk e dinë.

A do ta ndryshojë trofeu kuptimin e këtij sezoni?
Një trofe është sigurisht i mirë, do të ishte një kënaqësi për tifozët në një vit të vështirë. Duket se jemi të zemëruar, por brenda kemi një kënaqësi të madhe që do të përballemi me Bolonjën në finale: nuk ka frikë, por dëshirë për titullin.

Fraza “Pastaj do të flas unë ” është një premtim apo një kërcënim?
As njëra dhe as tjetra.

Si është Leao?
Mirë, ai është i gatshëm. Por edhe ata kanë rigjetur disa lojtarë: Ndoj, Holm, Odgaard… Mendoj se edhe Ferguson do të luajë. Ekipi është gjithmonë më i rëndësishëm se çdo individ.

A shihni një grup më të fortë?
Djemtë besojnë në atë që bëjmë dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Sigurisht, rezultatet pozitive gjithmonë ndihmojnë, por unë jam i vetëdijshëm se kemi një grup që e di se nuk mund vetëm të flasin, por edhe duhet të bëjnë gjëra. Nëse jemi rikthyer nga kaq shumë ndeshje, kjo është edhe falë atyre që erdhën nga stoli, ky është grupi dhe uniteti. Jam i qetë, shpresoj ta shoh këtë edhe në fushë nesër, që nga minuta e parë.

Sa larg jeni nga arritja e majës?
Nuk dua t’i përsëris të gjitha ato justifikime që tifozët nuk duan t’i dëgjojnë: ata duan rezultate. Jemi në një klub historik, nuk kemi pse të mendojmë shumë lart përveçse të fitojmë këtë Kupë të Italisë. Kundër një skuadre që ka pasur një kampionat shumë pozitiv dhe një trajneri të mësuar me këtë lloj ndeshjeje. Bolonja është shumë konkurruese.

Ju jeni i specializuar në Kupa, i keni fituar disa të ndryshme…
Këto janë kompeticione, tituj, situata në të cilat duam të japim një përgjigje pozitive.

E shohim të qetë…
Kam shumë ndeshje si trajner, e bëj këtë profesion prej 13 vitesh. I gjithë mjedisi dëshiron të fitojë, adrenalina është gjithmonë aty, por unë sigurisht nuk mendoj se çfarë fytyre duhet të mbaj para jush, për të përdorur një shprehje apo një tjetër. Unë jam ai që jam. Dhe në sport nuk ekziston frikë, por dëshira për të garuar. Ky është shpirti i atyre që duan të fitojnë.

A kthehet Fofana? Sa e rëndësishme është ta kesh përsëri atë?
Nuk e dimë ende nëse është 100% në formë, sinqerisht, nuk po bëj bllof. Ai ka një problem me këmbën, do ta shohim deri në fund: bëri seancën e fundit stërvitore, por problemi është pak i veçantë dhe mjeku do të jetë në gjendje të na tregojë më shumë. Shpresoj ta kem nesër.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kroos ia rekomandon Real Madridin nënshkrimin me yllin e Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.