• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali kthehet 82 vjet më pas, tripleta që nuk vlen asnjë grosh

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbape bëri gjithçka që mundi për të ndihmuar Realin e Madridit të fitonte “El Clásico”-n e së dielës. Të tre golat e Madridit në shtëpinë e Barcelonës mbajnë firmën e tij, ashtu si pothuajse të gjitha rastet e pastra të ekipit të Ançelotit përballë Sheznit. Por, pavarësisht tregolëshit (i 22-ti në karrierën e tij dhe i treti me fanellën e Realit) të bardhët u kthyen duarbosh nga Barcelona.

real

Të shënosh tre gola në një ndeshje dhe Madridi të mos fitojë, është një rast i jashtëzakonshëm në historinë e Realit të Madridit. Në fakt, nga 198 tregolësha që lojtarët e Madridit kanë shënuar në ndeshjet në La Liga, ai i Mbapesë është vetëm incidenti i katërt i tillë.

Nuk kishte ndodhur për më shumë se 81 vjet, kur Sabino Barinaga shënoi tre gola më 3 tetor 1943 në Chamartín, në ndeshjen 3-5 kundër Seviljes. Herën e parë që një lojtar i Realit e përfundoi një ndeshje i zhgënjyer nga humbja pasi shënoi tre gola ishte në sezonin para Luftës Civile.

Më 15 mars 1936, Madridi humbi 4-3 në vizitën e tyre ndaj Rasing Santander, me hungarezin Vilmos Kelemen që shënoi një tregolësh që rezultoi i pavlerë. Rasti i tretë ndodhi më 9 shkurt 1941. Dhe përsëri ishte Sevilja skuadra që iu përgjigj me fitore tre golave të Barinagës për Realin. 82 vjet më vonë është Mbape që i bashkohet kësaj liste jo fort krenare.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xhaka rrezikon të futet në telashe për një arsye

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.