Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol model nga Stiven Shpendi, sulmuesi shqiptar u shënon pretendentëve për t’u ngjitur në Seria A

GS 13/05/2025 1 Min. Lesezeit

Stiven Shpendi ka shënuar një gol model për Karrarezen në Seria B. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën e javës së fundit ndaj Palermos, ndërsa këto të fundit synojnë ngjitjen në Seria A përmes “play-off”.

bandicam 2025-05-13 20-57-50-516

Shpendi mori iniciativën për të goditur nga jashtë zone. Portieri i Palermos nuk reagoi ndaj gjuajtjes, që solli golin e parë në minutën e 16-të.

21-vjeçari shqiptar është i huazuar te Karrareze nga Empoli. Ky ishte goli i katërt për Shpendin në kampionat, që ka asistuar edhe dy të tjerë në 25 ndeshje të luajtura.

Goli i Stiven Shpendit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: