• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Le Iene” zbulon anën e errët të futbollit italian. Ish-lojtari i Interit e Napolit: Për 30 mijë euro të gjej ekip në Serinë C

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni i njohur italian, “Le Iene”, ka përgatitur një pjesë që i kushtohet futbollit, më saktësisht anës së errët të futbollit në Itali. Aty tregohet se si për të luajtur në Serinë C apo në kategoritë me të ulëta, ka raste që janë lojtarët ata që paguajnë për të gjetur vende në skuadër dhe nuk janë klubet që i kërkojnë.

dfgfdgfdgdfggfdg

Si shembull kanë treguar një bisedë me ish-futbollistin e njohur të Interit, Napolit e përfaqësueses italiane, Salvatore Banji. Një person ka shkuar t’i tregojë këtij të fundit se ka një vëlla të talentuar që dëshiron ta bëjë futbollist dhe Banji, i cili ka një zyrë menaxhimi, i ka shpjeguar rregullat.

“Po ta shpjegoj, se duhet të jemi të qartë, unë dhe djali im kemi këtë kompani menaxhimi, por ato që shkojmë t’i kërkojmë ne, i paguajmë vetë, pasi i kërkoj unë, i zgjedh unë. Por të gjithë ata që nuk i kërkojmë ne, ne na paguajnë, qartësisht pasi nuk përfitojmë asgjë nga djali”, tha fillimisht ai duke treguar shifrat.

“Ne më pak se 30 mijë euro nuk merremi me asnjë. Nga ata që i kemi gjetur ekip, dy paguajnë 30 mijë euro dhe një tjetër 40 mijë. Janë të gjithë sipërmarrësish pasi këtë nuk mund ta bëjë një punëtor”, vijoi ai duke mos u ndalur aspak te aftësitë teknike të lojtarëve.

“Ne kërkojmë gjithmonë para në dorë, nëse nuk është e mundur, mund të bëhet një sponsorizim, si “dhuratë e ligjshme”. Por të them Seria C nuk është problem. Telefonoj, kërkoj një nder. Të gjithë më kanë borxh diçka, ndaj mund të çoj lojtarë ngado, në çdo klub. Unë jam korrekt, ata duhet të jenë korrekt me mua. Ne ata që i paguajmë vetë, janë 13, janë të gjithë në sektorët e të rinjve profesionistë. Ata që nuk i zgjedhim ne, duhet të paguajnë, detyrimisht”, shpjegoi ndër të terja ish-futbollisti i cili u shpall kampion me Napolin e Maradonës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Të shtunën e java e 33-të e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.