• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona, titull nga divani ose në fushë në derbin me skuadrën e Marash Kumbullës

14/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja e Barcelonës ndaj Realit të Madridit e ka vendosur La Ligën në një pjatë argjendi për blaugranat.barcaDiferenca tani është shtatë pikë, me vetëm nëntë të mbetura në 3 ndeshjet e mbetura në garë. Ekipi i Flikut ka nevojë vetëm për një fitore në këto tri ndeshje për t’u shpallur matematikisht kampion i Spanjës. Kjo mund të ndodhë të enjten në ndeshjen që ata luajnë në “Cornellà” kundër Espanjolit në derbin e Barcelonës. Megjithatë, ka dhe një skenar tjetër që mund ta shpallë matematikisht kampione skuadrën blaugrana. Ndeshja e radhës e Realit të Madridit është planifikuar për sonte në mbrëmje kundër Majorkës. Skuadra e Ançelotit duhet të fitojë për të shmangur suksesin nga divani të Barcelonës. Nëse humbasin, diferenca do të mbetet në shtatë pikë me gjashtë të mbetura për t’u fituar; dhe nëse do të barazonin rezultatin, distanca do të ishte gjashtë, kështu që mund të përfundonin të barabartë, por atëherë do të hynte në lojë mesatarja e golave, e cila është në favor të Barcelonës.

KAMPIONË NGA SHTËPIA – Pra, nëse Madridi nuk e fiton ndeshjen e vet ndaj Majorkës, lojtarët e Barcelonës do të kurorëzoheshin kampionë në shtëpitë e tyre, duke e parë ndeshjen në televizion dhe do të dilnin për të luajtur ndeshjen kundër Espanjolit të nesërmen si kampionë pa asgjë në lojë. Dhe këtu hyn në lojë polemika e dytë që do të lindte nga dështimi i Realit për të fituar kundër Majorkës.

“PASILLO”, ROJA E NDERIT – Nëse Barcelona do të shpallej kampione pa zbritur ende në fushë kundër Esspanjolit, të gjithë ngrenë pyetjen nëse bardheblutë do t’i dhuronin “pasillo”-n e rastit (rojën e nderit) Barcelonës ose jo. Duket e vështirë. Rivaliteti midis dy ekipeve është shumë i madh dhe nuk duket e qartë nëse Espanjol do të ishte i gatshëm për të nderuar Barcelonën. Janë disa precedentë të freskët që nuk të premtojnë paqe. Vetëm pak ditë më parë, kur Barcelona fitoi Kupën e Mbretit, klubi i Espanjolit, në një përpjekje për të shtensionuar marrëdhëniet, përgëzoi Barçën për suksesin. Për këtë veprim, klubi i Espanjolit u përball me zemëratën e tifozëve të vet. Së dyti, nuk duhet harruar se Barcelona u kurorëzua kampione dy vjet më parë në të njëjtin stadium. Diçka që nuk u pëlqeu as tifozëve dhe as lojtarëve të Espanjolit, me tifozët vendas që zbarkuan në fushë për të prishur festën blaugrana dhe për të goditur lojtarët e Barcelonës.

LUFTA PËR MBIJETESË – Ka dhe një faktor të tretë. Humbja e Espanjolit ndaj Leganes të dielën që lamë pas, do të thotë se ata nuk e kanë siguruar ende matematikisht qëndrimin. Që do të thotë se nuk mund të lejojnë të humbasin pikë nëse nuk duan ta ndërlikojnë jetën e tyre në dy ndeshjet e fundit.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trepça e Bashkimi sonte vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.