Wednesday, 13. May 2026
Sport

Presidenti i La Ligës sulmon Barcelonën: Kanë bërë korrupsion sportiv

GS 14/05/2025 2 Min. Lesezeit

Presidenti i La Ligas, Havier Tebas, vazhdon të jetë protagonist absolut në daljet e tij në media. Dhe duket se ka zgjedhur një strategji të mirorganizuar. Një ditë sulmon Realin dhe një ditë tjetër Realin dhe anasjelltas.

laporta tebas

Këtë herë ai ka sulmuar klubin e drejtuar nga Joan Laporta, duke iu kthyer temës së vjetër të çështjes “Negreira” dhe të asaj që ai e ka etiketuar si korrupsion sportiv të klubit blaugrana.

Tebas deklaroi në Kongres se “përpjekja për të ndikuar në ngritjen dhe zbritjen nga detyra të gjyqtarëve është korrupsion sportiv”, kur u pyet për rastin “Negreira”, të cilin një gjykatë e Barcelonës po e heton për pagesat nga Barça për ish-nënkryetarin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA).

“Ne ishim të parët që ndërmorëm veprime dhe do të shkojmë deri në fund. E kam thënë, ka korrupsion sportiv. Asnjë gjyqtar nuk u ble, por përpjekja për të ndikuar në ngritjen dhe uljen në detyrë të gjyqtarëve është korrupsion sportiv”, deklaroi ai në Komitetin e Arsimit, Trajnimit Profesional dhe Sportit, ku u shfaq për të diskutuar industrinë e futbollit dhe sfidat e saj.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: