Mrekullitë me raste nuk mjaftojnë për të siguruar rinovimin e një kontrate si trajner. Kjo i ka ndodhur brazilianit Ze Maria, ish-trajnerit të Tiranës, të cilit nuk i është bërë një ofertë e re për vazhdimin e bashkëpunimit pasi ka bërë një të tillë me klubi e Olbias në Itali.
Ze Maria mori drejtimin e skuadrës në Serinë D italiane në nëntor, kur ajo ishte në situatë të vështirë dhe kërkonte një shtysë për të shmangur rënien nga kategoria. Trajneri brazilian nënshkroi deri në fund të sezonit dhe pak nga pak, ngjiti shkallët në renditje dhe ia doli që të shpëtonte ekipin në javët e fundit të edicionit.
Por kjo nuk ka mjaftuar për të rinovuar kontratën e tij. Ze Maria bëri të ditur publikisht se kërkonte nga klubi ndërhyrje në merkato për të përforcuar radhët për sezonin e ri dhe si përgjigje mori thjesht një “faleminderit për bashkëpunimin” nga pala italiane. Kësisoj, me mbylljen e sezonit të rregullt u lajmërua mbyllja e bashkëpunimit mes palëve dhe Ze Maria e sheh veten përsëri në kërkim të një pankine për të drejtuar e vazhduar karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL