Wednesday, 13. May 2026
Sport

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

GS 14/05/2025 1 Min. Lesezeit

Bologna e ka fituar trofeun e parë në histori pas 51 vjetësh, pasi e mposhti Milanin në Kupën e Italisë.

Në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Stadio Olimpico” të Romës, Bologna fitoi me rezultatin 1:0. 

Golin që ia siguroi Bolognas trofeun e tretë të Kupës së Italisë, e realizoi futbollisti që përfaqëson Zvicrën, Dan Ndoye. 

Ndoye bëri veprim të mirë individual në zonë dhe realizoi në minutën e 53-të. 

Ky gol edhe e vendosi sfidën. 

Bologna në Kupën e Italisë ka triumfuar edhe në vitet 1970 dhe 1974. 

Për herën e fundit në këtë garë, Milani ka triumfuar në vitin 2003. 

Teilen: