Bolonja është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finale pas një ndeshje shumë të luftuar ekipin e Milanit.
Ndeshja mes dy skuadrave nisi e zjarrtë, me raste në të dy portat, por më pas ata ia dolën të mbanin larg katërkëndorit sulmuesit e rrezikshëm të të dy skuadrave. Ndaj për të parë golin u desh të pritej pjesa e dytë e ndeshjes, kur Bolonja ia doli të mposhte Menja me një gjuajtje të Ndoj.
Pritej një reagim i Milanit, por ai ishte shumë i vakët, pasi skuadra e Konseisaos rrallëherë u shfaq para Skorupskit deri në vërshëllimën përfundimtare.
Kështu, Bolonja triumfoi 1-0 dhe siguroi trofeun e tretë të Kupës së Italisë në historinë e tij, 51 vite pasi e kishte bërë një gjë të tillë për herë të fundit. Ndërsa te Milani vazhdon mallkimi në një turne që nuk e fiton që nga viti 2003.
MILAN-BOLONJA 0-1
53′ Ndoj
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Bolonjës.
90’+4’ Odgard gjuan nga distanca, dërgon topin direkt në duart e Menja.
88’ Pulisiç dhe Fofana lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Abraham dhe Çukvueze në radhët e Milanit.
80’ Odgard dhe Dalinga hyjnë në fushë në vend të Kastro dhe Ndoj në radhët e Bolonjës.
77’ Ndoj tenton me një tjetër gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Menja.
76’ Edhe Kalabria hyn në fushë ndaj ish-skuadrës, duke marrë vendin e Holm.
71’ Një pasim nga e majta gjen në zonë S. Himenez, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe shkon në duart e Skorupskit. (VIDEO)
69’ Kazale dhe Pobega marrin vendin e Orsolinit dhe Fabian në radhët e Bolonjës.
68’ Reijnders pason për Zhoao Feliks në zonë, por ky i fundit nuk koordinohet siç duhet para Skorupskit.
63’ Konseisao nuk pret më dhe largon nga fusha e lojës Tomori, A. Himenez dhe Jovicc, duke aktivizuar Uoker, Zhoao Feliks dhe S. Himenez.
53’ GOOOL BOLONJA! Aksion i shpejtë i Bolonjës në qendër, ku sfera mbërrin te Ndoj i cili gjen hapësirën dhe mposht Menja. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales.
42’ Krosim në zonë pas goditjes nga këndi, Holm me kokë vë në provë Menja. (VIDEO)
42’ Miranda harkon në zonë nga e majta, Pavlovicc largon në këndore para se sfera të shkojë te Kastro.
33’ Leao niset me shpejtësi në të djathtën, as nuk gjuan e as nuk pason siç duhet. Aksioni më pas bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
23’ Top në thellësi për Himenez, Miranda bllokon avancimin e futbollistit të Milanit.
10’ Shpëton porta e Bolonjës pas një harkimi nga e djathta ku Skorupski shmang autogolin e më pas ndal edhe gjuajtjen e Joviç (VIDEO)
8’ Pas një goditje këndi, topi harkohet në zonën e Milanit ku Kastor devijon me kokë, por Menja bën mrekullinë dhe shmang golin. (VIDEO)
4’ Orsolini niset drejt portës por ndalet nga dalja e Menja, aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
3’ Leao shfaqet rrezikshëm nga e majta, pasimi i tij nuk kthehet në portë nga A. Himenez. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Olimpico”.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (3-4-3): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; A. Himenez, Fofana, Reijnders, Teo Hernandez; Pulisiç, Joviç, Leao.
Trajner: Serxho Konseisao
BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; Holm, Beukema, Lukumi, Miranda; Ferguson, Frojler; Orsolini, Fabian, Ndoj, Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano
PANORAMASPORT.AL