Mikael Olise ka përjetuar një “zhgënjim” të vogël këtë javë. Të dielën, Unioni i Lojtarëve të Futbollit Francez (UNFP) njoftoi fituesit e çmimit të saj të përvitshëm dhe anësori i Bajernit nuk ishte njëri prej tyre. Olise zuri vendin e dytë në kategorinë “Lojtari më i mirë Francez Jashtë Vendit”.Përpara tij ishte Kilië Mbape. Epo, nëse luan kundër një njeriu që shënoi 38 gola dhe dha katër asiste për Realin e Madridit, është e vështirë të fitosh. Kjo është arsyeja pse është më mençur që Olise ta mbajë shikimin te vetja. Performancat e tij në vitin e tij të parë në Bundesligë, të cilin do ta përfundojë këtë të shtunë (ora 15:30) në Hofenhaim, jo vetëm që flasin vetë, por janë edhe historike.
Përveç kësaj, Olise ka një pikë absolutisht unike në skuadrën e Vinsent Kompanisë: Ai është i preferuari i skuadrës prej kohësh. Futbollisti, i cili u transferua verën e kaluar për rreth 51 milionë euro, ka luajtur në të 33 ndeshjet e Bundesligës deri më tani dhe në Sinshaim ai dëshiron që të luajë edhe në ndeshjen e fundit të sezonit. Joshua Kimish nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, pasi humbi ndeshjen kundër ish-klubit të tij Shtutgartit në fund të shkurtit për shkak të acarimit të tendinave. 30- vjeçari ka grumbulluar më shumë minuta me fanellën e kuqe (2757) dhe në këtë statistikë, Olise renditet vetëm i katërti (2257) pas Herri Kejnit (2362) dhe Minxhae Kimiut (2289).
Por askush tjetër nuk ishte në fushë aq shpesh sa ai. Nëse një i sapoardhur mund ta thotë këtë për veten, atëherë ai është i suksesshëm. Dhe fakti që është pikërisht ky rasti është një plus i madh për drejtuesit e Bajernit. Nuk është sekret që reputacioni i Maks Eberlit ka pësuar dëme në muajt e fundit. Drejtori sportiv është nën presion gjatë periudhës së transferimeve. Por fakti që Olise, ndryshe nga Palhinja, Hiroki Ito apo Brajan Zaragoza i huazuar prej kohësh, ishte një goditje që justifikoi investimit, sjell oksigjen për 51- vjeçarin.
Nga katër anësorët, ai është padyshim më i qëndrueshmi. Pavarësisht pjesëmarrjes së tij në ekipin olimpik francez dhe pothuajse asnjë pushimi, ai nuk i ka lejuar vetes rënie të formës. Në fakt, 23-vjeçari ka vendosur rekorde të reja. Që prej mbajtjes së statistikave, në sezonin 2004- ‘05, asnjë nënshkrim tjetër i ri i Bajernit nuk ka arritur vlera dyshifrore në kategoritë e golave dhe asisteve. Para paraqitjes së fundit në Bundesligë për këtë sezon, Olise ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë 14 asiste.
PANORAMASPORT.AL