Konfirmohet interesimi i Interit për Rodrigo De Paul të Atletico Madridit.
Sipas asaj që ka mësuar TMW, mes profileve që zikaltrit po vlerësojnë për të përforcuar skuadrën e trajnerit Simone Inzaghi gjatë verës është edhe ai i mesfushorit argjentinas, ish-lojtar i Udineses.
Mund të ketë një kontakt mes palëve së shpejti, por pista që çon te lojtari i lindur në vitin 1994 është ide që rikthehet në modë në shtëpinë zikaltër. Me madrilenët, De Paul ka vetëm një vit kontratë të mbetur. Në këtë sezon ka regjistruar deri tani 47 paraqitje, 3 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet, me “colchoneros”.
Mesfusha e Interit mund të përjetojë një transformim të thellë gjatë merkatos së ardhshme.
Nuk bëhet fjalë për një rregullim të vogël, por, siç raporton “Tuttosport”, për një “revolucion” të vërtetë. Aktualisht, vetëm Nicolò Barella, Hakan Calhanoglu (përveç ndonjë surprize të madhe…) dhe Piotr Zielinski duken të sigurt për sezonin e ardhshëm. Me ta do të bashkohet edhe talenti Petar Sucic, i marrë nga Dinamo Zagreb.
Henrikh Mkhitaryan, Davide Frattesi dhe Kristjan Asllani janë gati të largohen.
Veterani armen është një figurë kyçe për Simone Inzaghin, por ka lënë të kuptohet se së shpejti mund “t’i varë këpucët në gozhdë”.