Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ismajli në historinë e Empolit, 100 paraqitje

GS 15/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli është futur në historinë e skuadrës së Empolit, falë paraqitjes së tij në ndeshjen e fundit ndaj Parmas.

Empoli triumfoi 2:1 kurse Ismajli regjistroi paraqitjen jubilare, të 100-tën me fanellën e këtij ekipi nga Serie A.

Mbrojtësi 28-vjeçar prej vitit 2021 është pjesë e Empolit kurse këtë sezon ka bartur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje kampionale.

Ai është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa në Itali karrierë ka bërë edhe te Spezia.

Ky sezon pritet të jetë i fundit për Ismajlin tek Empoli, pasi në verë i skadon kontrata dhe pritet të largohet si lojtar i lirë.

Teilen: