• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një nga simbolet e Juventusit në epokën e lavdishme: Refuzova Interin, Bufoni u “çmend” në Madrid

15/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë dhe një prej simboleve të Juventusit në epokën e lavdishme të shtatë titujve radhazi, Stefan Lishtainer, ka rrëfyer kujtimet e tij bardhezi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidës mes Juventusit dhe Udinezes.

bandicam 2025-05-15 15-52-03-117

Ndër kujtimet më të forta të “traktorit zviceran” është puna me Antonio Konten, trajnerin që nisi revolucionin modern te Juve. “Stërvitjet ishin shumë të lodhshme, por nuk ishte ajo gjëja më e rëndësishme. Konte na dërgonte në fushë të përgatitur për çdo gjë, çfarë do bënin kundërshtarët, si të reagonim taktikisht. Kishim një avantazh”, tregon Lishtainer. “Vetëm ai besonte në fillim se mund të bënim diçka të madhe. Ne e besuam, dhe në fund ia dolëm”.

GOLI I PARË DHE PIRLO- Lishtainer kujton me nostalgji edhe golin e tij të parë, por, për të, suksesi kolektiv ishte gjithmonë mbi atë personal. “Më pëlqen të kujtohem për shtatë titujt e fituar. Goli i parë ishte i rëndësishëm, sepse nevoja për besim ishte e madhe. Me Pirlon kisha një ndjesi të veçantë, e kuptonte gjithçka në fushë. Nuk kishte nevojë t’i kërkoja topin, ai më gjente vetë”.

BUFONI- Për Lishtainerin, një prej momenteve më të tensionuara ishte pas humbjes ndaj Real Madridit në vitin 2018. “Nuk e kisha parë kurrë Bufonin aq të zemëruar. Por pendesa më e madhe duhet të jetë për ndeshjen e parë, 0-3 në Torino. Ishim shumë të fortë që të ndodhte ajo. Penalltia? Vendim i gabuar i arbitrit, por pjesë e futbollit”.

INTERI- Besnikëria për fanellën bardhezi ka qenë gjithmonë e palëkundur. “E dua Juventusin. Nuk mund të shkoja kurrë tek Interi, prandaj edhe nuk i kam pranuar. Tani vuaj si tifoz, por jam i bindur se do të rikthehemi të fitojmë”.

MENTALITETI- Pyetur për çfarë ka mbetur nga vitet te Juventusi, Lishtainer thekson filozofinë e klubit. “Te Juve duhet të japësh gjithçka, të fitosh dhe të fillosh sërish që nesër. Ka lojtarë të talentuar që nuk janë bërë për këtë klub. Vetëm ata që dinë të përballojnë stresin dhe që kuptojnë peshën e fanellës, janë të denjë për Juventusin. Mëson nga paraardhësit dhe ia kalon brezit të ardhshëm”, tha ndër të tjera Lishtajner në një rrëfim të sinqertë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Emrat e mëdhenj që nuk mund të lihen jashtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.