Fitorja e Barcelonës ndaj Realit të Madridit në “El Clasico”-n e të dielës së kaluar, e cila ia dha praktikisht titullin ekipit Blaugrana, shkaktoi një stuhi reagimesh brenda botës së futbollit. Përgëzimet për ekipin e drejtuar nga Hansi Flik kanë qenë të shumta.
Ato erdhën madje edhe nga ish-lojtarë të Realit të Madridit. Toni Kros, një ish-lojtar i “los blancos” deri në sezonin e kaluar dhe një nga legjendat e klubit, kritikoi Realin, ndërsa vlerësoi Barcelonën. “Është ndjesia e përgjithshme e sezonit. Edhe pas 2-0 në favor të Realit, kisha dyshime se ndeshja do të shkonte në favor të Madridit, për të qenë i drejtë”, tha ai.
Kros theksoi edhe ndryshimin që ka bërë Barça e Flik në krahasim me sezonin e kaluar, kur në stol ishte Ksavi Hernández. “Ajo që është vërtet mbresëlënëse te Barça është se ata, edhe kur janë në disavantazh, vazhdojnë të luajnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nuk mund ta kuptosh që kanë frikë nga humbja.
Mund të kuptosh që Reali ende kishte dyshime edhe pse udhëhiqte 2-0”, tha ish-lojtari i kombëtares gjermane. Për Krosin, çelësi i performancës së Barcelonës ka qenë niveli i lojës që skuadra ka treguar me topin. “Ata kanë shumë lehtësi me topin. Madridi nuk hyri me vetëbesimin më të mirë dhe ajo që është e habitshme është se ata nuk e shfrytëzuan këtë pas kësaj. Është e habitshme”, tha ai. Gjatë prononcimit të tij, Toni Kros nxori, veç të tjerave, në pah edhe problematikat e Realit, që sipas tij i ka kujtuar vitin 2019.
PANORAMASPORT.AL