Igli Tare ishte i pranishëm dje në “Stadio Olimpico” ku ndoqi finalen e Kupës së Italisë. Bolonja triumfoi me rezultat minimal(0-1) përballë Milanit, që po mbyll një sezon tërësisht të dështuar.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një drejtori sportiv, që do të punojë për merkaton e sezonit të ardhshëm. Igli Tare është emri më i përfolur për të marrë drejtimin, ndërsa ka pasur edhe takime me drejtuesit e Milanit.
Bashkë me Lorik Canën, Tare nuk mund t’i shpëtonte interesit të gazetarë. “Jam këtu vetëm për ndeshjen”, është një koment që ai jep pasi pyetet.
Tare mbajti për 15 vite postin e drejtorit sportiv te Lacio. Nga vera e vitit 2023 nuk ka pasur tjetër angazhim, teksa nuk është hera e parë që kërkohet nga Milani.
Pamjet e postuara nga “Calciomercato.it”: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL