Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Tension në derbin ku luan Kumbulla, gjyqtari ndërpret ndeshjen e Barcelonës dhe komunikon me policin dhe stafet

GS 15/05/2025 1 Min. Lesezeit

Espanjol-Barcelona nuk është një derbi si të tjerët sot. Kjo pasi skuadra e Flik mund të sigurojë matematikisht titullin kampion në fushën e rivalëve të përjetshëm.

bandicam 2025-05-15 21-42-35-653

Në minutën e 8-të u ndërpre ndeshja e La Ligës, pasi gjyqtari kryesor pa një tifoz që nuk ndodhej në tribunë. Menjëherë iu drejtua stafeve respektive dhe një përfaqësuesi nga Policia.

Ndeshja rifilloi pas dy minutash, teksa nga minuta e parë po luan edhe Marash Kumbulla. Pas rifillimit të sfidës së vlefshme për javën e 36-të, ra në sy se filloi boshatisja e sektorëve prapa portës ku Çezar Soto Grado pati ankesa.

Momenti i ndërprerjes së ndeshjes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: