• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskena, 20 sekonda fatale që vlenin titullin e Serisë A për Interin

23/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si jeta, edhe futbolli është çështje zgjedhjesh dhe vendimesh dhe është thelbësore kur ato merren. Interi, në ndeshjen kundër Lacios, e pati në dorë kalimin përpara Napolit dhe ndoshta edhe titullin kampion… për vetëm 20 sekonda.var

Siç është zbuluar nga një kamerë speciale e DAZN, Simone Inzagi kishte thirrur zëvendësimin e Jan Bisekut 20 sekonda përpara sesa gjermani të shkaktonte faullin me dorë që solli penalltinë, me të cilën Lacio barazoi rezultatin në 2- 2. Një rezultat që në fakt ndali zikaltrit nga ëndrra e madhe për të parakaluar Napolin dhe për të marrë kreun vetëm një javë nga fundi i Serisë A. “Stefan, bëhu gati për Bisek”, ishte mesazhi që trajneri i dha de mbrojtësit holandez, pikërisht në çastet kur Pedro dhe shokët e tij po përgatitnin aksionin, që më vonë do të sillte penalltinë, e konfirmuar me VAR në fushë. Çështje sekondash, që në fakt mund të rezultonin vendimtare për fatin e titullit kampion.

PRAPASKENA– Falë kamerës anës fushës, janë zbuluar edhe reagimet e pankinave në momentin e kontrollit nga VAR-i. Analisti taktik i Interit, Mario Çeki, argumenton se nuk ka faull, ndërsa Mateo Darmian sugjeron të shtyhen zëvendësimet. Inzagi duket shumë i tensionuar dhe bën me gjeste që krahu i Bisekut është ngjitur pas trupit, një gjest identik që më pas e përsërit edhe Marko Arnautoviç. Kur arbitri Kifi thirret për të parë pamjet në monitor, Inzagi shpërthen duke thënë: “Unë po iki, eh”. Në atë moment, trajneri i Lacios, Baroni, humb durimin dhe ashtu si trajneri i Interit përjashtohet nga fusha.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

SOT, ORA 20:45/ Napoli gati për festën, Interit i duhet… mrekulli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.