Karlo Ançeloti nesër do të jetë për herë të fundit në pankinën e Real Madridit. Njoftimi u bë zyrtar nga vetë klubi i bardhë.Postimi i plotë
“Real Madrid dhe Karlo Ançeloti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mandatit të tij si trajner i Real Madridit. Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror.
Karlo Ançeloti e ka udhëhequr ekipin tonë përmes një prej periudhave më të suksesshme në historinë tonë 123-vjeçare dhe është bërë trajneri me më shumë tituj në historinë tonë: 3 Kupa Europiane, 3 Kupa Botërore për Klube, 3 Superkupa Europiane, 2 tituj La Liga, 2 tituj Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa Spanjolle. Në total, 15 tituj gjatë gjashtë sezoneve që ai ka qenë me klubin tonë.
Për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, “Karlo Ançeloti tani është përgjithmonë pjesë e familjes së madhe të Real Madridit. Jemi krenarë që kemi pasur një trajner që na ka ndihmuar të arrijmë kaq shumë suksese dhe që gjithashtu ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë në një mënyrë shembullore.”
Nesër, Santiago Bernabeu do t’i bëjë homazh atij në atë që do të jetë ndeshja e fundit e Karlo Ançeloti si trajner i Real Madridit. Real Madridi i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mbarë në këtë fazë të re të jetës së tij.
Comunicado Oficial: Ancelotti#RealMadrid | #GraciasCarlo
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 23, 2025
👏 #GraciasCarlo 👏 pic.twitter.com/s5V0dk8uo1
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 23, 2025
🤍 GRACIAS.#GraciasCarlo
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 23, 2025
PANORAMASPORT.AL