• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

23/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bisedimet midis Manchester Cityt dhe Milanit për Tijjani Reijnders vazhdojnë dhe thuhet se kanë arritur në një ‘fazë të avancuar’.

Mesfushori holandez është prioriteti i Man Cityt në mesfushën qendrore dhe gjigantët e Ligës Premier po përpiqen të sigurojnë nënshkrimin e tij para Kupës së Botës për Klube.

Gazetari i Sky Sport Italia, Peppe Di Stefano, i përshkruan negociatat midis Milanit dhe Manchester Cityt për Reijnders në një “fazë të avancuar”.

“Kemi raportuar prej disa ditësh se Milani mund të shesë një lojtar të madh menjëherë pas përfundimit të sezonit, përkatësisht Tijjani Reijnders. Bisedimet me Manchester Cityn janë në një fazë të avancuar”, ka thënë gazetari i Sky nëpërmjet PianetaMilan.

Reijnders ka nënshkruar së fundmi një zgjatje kontrate me Milanin, por 15 golat dhe pesë asistimet e tij në 53 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon kanë tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mira në Evropë, përfshirë Real Madridin.

Manchester City e kishte kërkuar tashmë yllin e Milanit në afatin kalimtar të janarit.

Milani nuk ka arritur të kualifikohet për në garat evropiane për sezonin 2025/26, kështu që mund të detyrohet të shesë një nga yjet e tij për arsye financiare.

Next Post

Pep Guardiola ia mbyll derën Walkerit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.