Wednesday, 13. May 2026
Sport

Belgjika bën ligjin ndaj çekëve, hedh hap të sigurt drejt kalimit të gjysmëfinale

GS 23/05/2025 1 Min. Lesezeit

Belgjika ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Europianit U17 që po zhvillohet në vendin tonë pasi ka mundur sot me shifrat 3-1 në “Niko Dovana” përfaqësuesen e Çekisë.

Belgët mbyllën gjithçka që në pjesën e parë, ku dominuan plotësisht dhe gjetën tre herë rrjetën, dy herë me Kamara dhe më pas edhe me Gielen.

Çekët u përpoqën të ndryshonin fatin e ndeshjes dhe shkurton diferencën me anë të Çizek në pjesën e dytë, por ata nuk mundën të gjenin më rrjetën dhe kësisoj, e mbyllën sfidën duke parë festën e skuadrës belge.

Kjo e fundit tashmë ka katër pikë dhe shkon në një pozicion mjaft të mirë në ndeshjen e fundit kundër Italisë. Ndërsa Çekia është thuajse e eliminuar nga turneu para ndeshjes së fundit kundër Anglisë.

Teilen: