Wednesday, 13. May 2026
Sport

Fenerbahce dhe Monaco finalistët e Euroleague

GS 24/05/2025 1 Min. Lesezeit

Janë luajtur në Abu Dhabi dy ndeshjet gjysmëfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj dhe surprizat nuk kanë munguar.

Dy ekipet greke të Panathinaikos e Olympiacos, që konsideroheshin favorite, u eliminuan.

Kampionët në fuqi të Panathinaikos u mundën 82-76 nga Fenerbahce, në një ndeshje të ekuilibruar shumicën e kohës. Devon Hall me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë për turqit, që u hakmorrën për dy humbjet e pësuara në sezonin e rregullt.

Në gjysmëfinalen tjetër, befason ekipi i Monaco, që mundi Olympiacos 78-68.

Grekët e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë, por zhgënjyen në ndeshjen vendimtare. Alpha Diallo me 22 pikë u dallua për francezët, lider në fushë.

Euroleague-Gjysmëfinale

Fenerbahce – Panathinaikos, 82-76

Olympiacos – Monaco, 68-78

Teilen: