Wednesday, 13. May 2026
Sport

FC Prishtina i zgjat kontratën Leotrim Kryeziut edhe për dy vjet

GS 24/05/2025 1 Min. Lesezeit

Prishtina rinovon kontratën me Leotrim Kryeziun.

Sulmuesi do të jetë i kryeqytetasve edhe për 2 vite të tjera.

Konfirmimi erdhi nga klubi përmes rrjeteve sociale.

“Blindohet 9-shi i Prishtinës. 🔒

Pas 5 viteve besnikëri, luftë dhe dashuri për fanellën, 𝐋𝐞𝐨𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐳𝐢𝐮 vazhdon rrugëtimin me klubin tonë edhe për 2 vite të tjera!

Një lider në fushë, dhe shembull jashtë saj duke fituar 5 trofe, dhe me 42 gola për fanellën bardhë e kaltër, ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubi”, shkruan FC Prishtina në Facebook.

Teilen: