Wednesday, 13. May 2026
Sport

Vushtrria e fiton barazhin me Lirinë, një hap pranë Superligës

GS 24/05/2025 2 Min. Lesezeit

Vushtrria e ka fituar barazhin e Ligës së Parë dhe është një hap pranë rikthimit në Superligë.

Në duelin e dy ekipeve më të mira që përfunduan të dytat në dy Ligat e para, përballë Lirisë, skuadra e Armend Dallkut triumfoi me rezultat 3:1.

Në duelin e luajtur në Klinë dhe në prani të një numri të madh shikuesish, Vushtrria nga disavantazhi ia ka dalë ta fitojë duelin për të lënë takim me skuadrën e Superligës që do të përfundojë në vendin e tetë, të dielën.

Liria ishte e para që udhëhoqi me golin e Diar NIkqit në minutën e dhjetë.

Por vushtrriasit përmes Daut Maxhunit barazuan në minutën e 37-të.

Goli i epërsisë u shënua nga penalltia, nëpërmjet Theophilius Solomon, në minutën e 55-të.

Liria bëri përpjekje për ta barazuar ndeshjen por pa sukses derisa Vushtrria shënoi edhe golin e tretë në kohën shtesë përmes Urim Statovcit, gol që mori dhumë minuta pët t’u verifikuar.

Dueli i barazhit për Superligën zhvillohet javën e ardhshme, derisa Vushtrria pret njërën nga dy skuadrat e Superligës, Llapi apo Suhareka se cila do të përfundoj të dielën në barazh.

Teilen: