• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fjalimi i fundit i Carlo Ancelotti-t përlot të gjithë

24/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid e mbylli sezonin në La Liga me fitore 2-0 ndaj Real Sociedad, por duke u renditur i dyti pas Barcelonës. Sot ishte ndeshja e lamtumirës për Carlo Ancelotti-n, Luka Modric dhe Lucas Vasquez.

Në fund të ndeshjes, trajneri italian mbajti një fjalim tejet emocionues, ku as ai vetë nuk i mbajti dot lotët dhe sigurisht që as lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit të Realit, si dhe tifozët e shumtë të pranishëm në “Bernabeu”.

“Nuk mendoj se është kaq e lehtë të flasësh sot. Ka qenë një nder dhe kënaqësi të stërvit këtë klub, këtë ekip. Së pari, do të doja të falënderoja presidentin tim të dashur, Florentino Pérez.

Ka qenë një përvojë e mrekullueshme, faleminderit për këto momente. Ishte e mrekullueshme ta jetoja me ju gjithë këtë rrugëtim.

Është një histori e paharrueshme.

Askush nuk mund ta harrojë tregolëshin e Benzemas kundër PSG-së, as dy golat e Rodrygos kundër Manchester City-t, as asistin e Modric. Askush nuk mund t’i harrojë dy golat e Joselu-s.

As unë nuk mund ta harroj çdo ditë që kam kaluar këtu. Dhe dua ta përfundoj këtë fjalim duke thënë vetëm “Hala Madrid”.

Ju dua të gjithëve me gjithë zemër”, tha Ancelotti.

Next Post

Gratë e Arsenalit mposhtin ato të Barcelonën, fitojnë Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.