• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U martua me mbesën e ish-gruas, futbollisti dhe partnerja e tij festojnë përvjetorin e gjashtë të lidhjes: Falenderoj Zotin për historinë tonë

24/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sulmuesi brazilian, Hulk, feston 6-vjetorin e lidhjes me gruan e tij, mbesën e ish-bashkëshortes së tij.

38 vjeçari, i njohur për fuqinë e tij mbresëlënëse në fushën e lojës dhe për efikasitetin në shënimin e golave, ka qenë po aq i përfolur edhe jashtë fushe për jetën e tij personale.

Pas një martese 12-vjeçare me Iran Angelo de Souza, me të cilën ka tre fëmijë, Hulk u nda nga ajo dhe pak muaj më vonë nisi një lidhje me mbesën e saj, Camila Sousa Angelo, në prill të vitit 2019. Kjo marrëdhënie shkaktoi polemika të mëdha brenda dhe jashtë familjes.

Së fundmi, Hulk ka festuar përvjetorin e gjashtë të lidhjes së tyre, duke ndarë me ndjekësit e tij një postim në Instagram ku shfaqet duke u puthur me Camila. Në përshkrim, ai shkruan:

“Gjashtë vjet pranë teje dhe mund ta falënderoj vetëm Zotin për historinë tonë. Çdo ditë është një bekim i ri, çdo moment një kujtim i ri. Dashuria jonë le të vazhdojë të rritet me forcë, respekt dhe lumturi. Të dua, gruaja ime, jeta ime!”

Në fund të postimit, ai shtoi datën “20/04/2020” së bashku me disa emoji domethënëse.

Hulk dhe Camila u martuan ligjërisht për herë të parë në vitin 2020, me qëllim që ajo të siguronte një vizë për të qëndruar me të në Kinë, ku ai luante në atë kohë. Ata kanë dy vajza së bashku: Zaya, e lindur në vitin 2022, dhe Aisha, e lindur në vitin 2024.

Në janar 2025, çifti kurorëzoi zyrtarisht dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në qytetin e lindjes së Hulk, Campina Grande. Ceremonia u mbajt në Katedralen Dioqezane të Zojës së Ngjizjes dhe u karakterizua nga dekori i pasur me trëndafila dhe llambadarë luksozë.

Pavarësisht festës, marrëdhënia e tyre mbetet ende e diskutueshme, veçanërisht nga familja e ish-bashkëshortes së Hulk. Motra e Iranit, Rayassa, reagoi në rrjete sociale duke e quajtur këtë lidhje “tradhti” dhe kritikoi publikisht martesën.

Next Post

Otrant Olimpik fiton thellë ndaj Bokelit por bie nga liga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.