• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

24/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liria ka reaguar pas eliminimit nga gara për hyrje në Superligë, në duelin vendimtar të barazhit.

Përballë Dukagjinit, ekipi prizrenas u mposht me rezultat 1:3 në barazhin e ekipeve të Ligës së Parë, që fituesit i jep mundësinë për të luajtur një tjetër ndeshje barazhi me ekipin e Superligës, për inkuadrim në elitë.

Por disfatën e së shtunës drejtuesit e Lirisë po e kontestojnë dhe madje po e fajësojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Alban Shala.

Sipas klubit bardhezi, Shala mund të llogaritet ylli i ndeshjes.

“Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Kjo nuk është më çështje e një gabimi njerëzor – është një goditje e rëndë ndaj vetë parimeve të sportit dhe garës së ndershme.”

“Ylli i ndeshjes? Fatkeqësisht, Alban Shala. Jo për një asist apo gol, por për ndikimin vendimtar dhe të dëmshëm që pati në rezultatin dhe imazhin e kësaj ndeshjeje”, shkruan në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Mëposhtë reagimi i plotë i FC Liria:

Patëm një ndeshje të rëndësishme sot – por ajo nuk u vendos në fushë, siç duhet të ndodhë në një garë sportive. U dëmtuam rëndë nga një referim i paprecedent dhe thellësisht skandaloz, i cili i mohoi ekipit tonë një ndeshje të drejtë dhe të barabartë.

Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Kjo nuk është më çështje e një gabimi njerëzor – është një goditje e rëndë ndaj vetë parimeve të sportit dhe garës së ndershme.

Ky episod është një plagë për futbollin. Lojtarët japin gjithçka në fushë, stafi punon pa ndalesë për përgatitjen e skuadrës, dhe tifozët qëndrojnë besnikë në çdo situatë. Por, kur puna dhe përkushtimi i të gjithëve zbehet nga arbitra që nuk përfaqësojnë drejtësinë, atëherë kemi një problem serioz që nuk mund të kalojë pa reagim.

Nuk mund të heshtim më. Nuk mund të tolerojmë më. Kjo situatë kërkon përgjegjësi dhe reflektim.

Ylli i ndeshjes? Fatkeqësisht, Alban Shala. Jo për një asist apo gol, por për ndikimin vendimtar dhe të dëmshëm që pati në rezultatin dhe imazhin e kësaj ndeshjeje.

Next Post

Skuadra e Kumbullës shmangu rënien në ndeshjen e fundit të La Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.