• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

24/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Milanit i kanë shpallur luftë drejtuesve të klubit, pasi i cilësojnë ata përgjegjës të dështimit të këtij edicioni ku skuadra nuk ishte në lartësinë e duhur për të luftuar për titullin si dhe në fund mbeti pa luajtur në Evropë.

Që në orët e para të pasdites, qindra tifozë u mblodhën para zyrave të klubit kuqezi, duke nisur protestën e tyre dhe duke kërkuar në kor largimin e drejtuesve, mes të cilëve edhe Zlatan Ibrahimoviç, që e kanë vlerësuar si të papërshtatshëm për detyrat që kishte marrë përsipër.

Më pas, protesta vazhdoi edhe në “San Siro” për ndeshjen ndaj Monzës. Në fillimin e saj, ata u pozicionuan në tribunë në formën e fjalëve “Go homë” (Ikni në shtëpi), që ishte mesazhi drejtuar pronarëve amerikanë me në krye Xherri Kardinalen. Atij i kushtohej edhe nëj parullë e vogël që shkruante “Kardinale, interist”.

Më pas, nisën koret me radhë duke thirrur një nga një të gjithë drejtuesit aktualë të Milanit e kërkuar largimin e tyre. Në minutën e 15, erdhi gjesti demonstrativ ku e gjithë tribuna pas portës ku vendoset grupimi “Curva Sud”, u boshatis, pasi mbështetësit zgjodhën bojkotin si mënyrë proteste ndaj klubit.

Next Post

Hansi Flick konfirmon qëndrimin e yllit të Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.