Wednesday, 13. May 2026
Sport

Malisheva siguron Evropën, Llapi barazhin, Suhareka bie nga Superliga

GS 25/05/2025 2 Min. Lesezeit

Ka përfunduar sezoni 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll, të dielën, me ndeshjen e xhiros së 36-të.

Malisheva ka siguruar daljen në garat evropiane, Llapi barazhin për Superligë kurse Suhareka i është bashkuar Feronikelit ’74 dhe sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Sa i përket titullit të kampionit, Drita javë më parë është konfirmuar në pozitën e parë kurse nënkampion ka dalë Ballkani, ekip që në tri sezonet e shkuara ishte shpallur kampion.

Drita si kampione, Ballkani nënkampion, Malisheva nga pozita e tretë dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, sezonin 2025/26 do të paraqiten në kualifikimet e garave të UEFA-s.

Në xhiron e fundit, Drita triumfoi 4:1 ndaj Feronikelit ’74 për ta mbyllur sezonin e para me 74 pikë.

Ballkani tuboi 64 pikë dhe në xhiron e fundit mposhti 2:1 skuadrën e Suharekës, e cila pas një viti në Superligë rikthehet në një rang më poshtë. Suhareka përfundoi e parafundit me 42 pikë kurse Feronikeli ’74 i fundit më 15 pikë.

Ferizaj mposhti Gjilanin 2:1 për pozitën e katërt në tabelë, duke mbyllur sezonin me 52 pikë, pesë më shumë se gjilanasit që përfunduan të pestit më 50 pikë.

Prishtina mbeti e shtata me 47 pikë, pasi u mposht në shtëpi nga Malisheva 2:1, ekip që siguroi pozitën e tretë në tabelë me 55 pikë.

Ndërkohë, Llapi mposhti 3:1 Dukagjinin dhe përfundoi i teti dhe javën e ardhshme do të luaj në barazhin e Superligës kundër skuadrës së Vushtrrisë.

Pjesë e Superligës në sezonin e ri, tashmë janë konfirmuar Drenica dhe Prishtina e Re, skuadra që dolën kampione në Grupin A dhe Grupin B të Ligës së Parë.

Rezultatet:

Llapi – Dukagjini                  3:1
Suhareka – Ballkani             2:2
Ferizaj – Gjilani                    2:2
Prishtina – Malisheva          2:2
Drita – Feronikeli                4:1

1. Drita                                 36          74
2. Ballkani                            36          62
3. Malisheva                        36          53
4. Gjilani                              36         51
5. Ferizaj                             36         50
6. Prishtina                          36       48
7. Dukagjini                        36        48
8. Llapi                               36        47
9. Suhareka                        36        43
10. Feronikeli ’74              36          15

 

Teilen: