• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqiptari largohet pa goditur asnjëherë kuadratin  

28/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja do të kthehet në Londër pasi në “Goodison Park” dështoi që të ishte në lartësinë e duhur.

Shkaqet mund të jenë të shumta.

Dëmtimet e shpeshta, të cilat nuk e kanë lejuar që të luajë thuajse asnjëherë me ptencial të plotë, e kanë kushtëzuar që të largohet nga Evertoni duke u bërë pjesë e një liste “të zezë” lojtarësh.

Bëhet fjalë për një listë e cila përbëhet prej futbollistëve që kanë luajtur mbi 250’ minuta me klubin, por që kanë dështuar të rrezikojnë qoftë edhe me një goditje portën kundërshtare.

Në sezonin 2024/25 Broja luajti vetëm 11 ndeshje me Evertonin ndërsa në fushë kaloi 353 minuta.

Gjatë këtij harku kohor Broja ka bërë katër goditje, por ajo që është më e keqja është se asnjëra prej këtyre katër goditjeve nuk ka përfunduar në kuadratin e ekipeve rivale.

Që prej matjes së kësaj statistike, nga sezoni 2003-2004, janë plot nëntë lojtarë të Evertonit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asnjë goditje në kuadrat. Por ndryshe nga tetë të tjerët, Broja është i vetmi… sulmues.

Next Post

Nagelsmann merr lajmin e keq

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.