Wednesday, 13. May 2026
Sport

Pep Guardiola mbetet pa asistent, Vicens bëhet trajner i Bragës

GS 28/05/2025 1 Min. Lesezeit

Carlos Vicens është emëruar trajner i skuadrës nga Portugalia, Braga.

Ish-asistenti i Pep Guardiolas te Manchester City është bërë me punë të re dhe e para si trajner i parë në karrierë.

Vicens ishte emëruar asistent i Pepit gjatë vitit 2021, edhe pse te klubi i Manchester Cityt ishte që një kohë të gjatë, nga viti 2017.

Vicens në vitin 2020 ishte trajner i grupmoshave të reja te Manchester City U18.

Tani Pep Guardiola ka mbetur pa asistent dhe Vinces është i treti asistent që i largohet trajnerit spanjoll, duke përfshi këtu edhe Juanma Lillo.

Teilen: