Wednesday, 13. May 2026
Sport

Selahi mbetet në futbollin kroat

GS 28/05/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lindon Selahi do të largohet këtë verë nga skuadra e Rijekës por jo edhe nga futbolli kroat.

Mediumet në Kroaci, kanë njoftuar se Selahi sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Hajduku i Splitit.

Bëhet e ditur se Hajduku tashmë ka nisur kontaktet me Selahin, i cili do të jetë lojtar i lirë pasi në fund të muajit të ardhshëm i skadon kontrata me Rijekën.

26-vjeçari ka oferta edhe nga Holanda, por gjasat janë të mëdha që të mbetet në Kroaci dhe të firmos me skuadrën e Hajdukut.

Selahi prej vitit 2021 ka qenë pjesë e Rijekës, ndërsa ka edhe 4 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Teilen: