Wednesday, 13. May 2026
Sport

Mediat italiane raportojnë se Edon Zhegrova do të transferohet tek Napoli

GS 28/05/2025 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova pritet të jetë transferimi i parë zyrtar i Napolit për merkaton e verës.

Raportohet se drejtori Giovanni Manna ka arritur marrëveshje të plotë me përfaqësuesit e sulmuesit kosovar.

Media lokale nga Napoli, Radio Kiss Kiss e konfirmon se gjithçka është e mbyllur dhe se mungon vetëm zyrtarimi.

Zhegrova ka qenë i lënduar për pjesën e dytë të sezonit, por shkëlqeu në fazën e parë, duke lënë mbresa të mëdha pozitive tek drejtuesit e skuadrës italiane, të cilët vendosen që përfundimisht ta blejnë kartonin e tij.

Teilen: