Wednesday, 13. May 2026
Sport

Betisi drejt historisë, po e mposht Chelsean në pjesën e parë të finales

GS 28/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Conference League në mes Betisit dhe Chelseat.

Spanjollët po e shkruajnë historinë, pasi është hera e parë pas 118 vjetësh që klubi mbërrin në finale evropiane dhe të cilën po e fiton me rezultat 1-0.

Ishte Ezzalzouli ai i cili ia dha epërsinë Betisit në minutën e 9-të të takimit, pas një asistimi maestral nga Isco.

Chelsea u mundua që përmes kundërsulmeve ta dënonte Betisin, por që mbrojtja e Betisit ishte e pozicionuar mirë gjatë gjithë kohës.

Teilen: