Skuadra e Oklahoma City Thunder është shpallur sot kampione në Konferencën e Perëndimit.
Ajo mundi 124-94 Minnesota në finalen e pestë play off, duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve.
Një rikthim pas 13 vitesh i Oklahoma në finalet e NBA (viti 2012 hera e fundit), ku pret të mësojë emrin e ekipit rival, që do të dalë nga përballja mes Indiana e New York në Lindje. Më 5 qershor do të luhet finalja e parë.
Triumf i merituar për Oklahoma në Perëndim, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që do të ketë në favor faktorin fushë. Kjo do ta ndihmojë për titullin e parë kampion në NBA.
Ndeshja e luajtur sot nuk pati histori, me Oklahoma ndjeshëm më superiore në fushë, ku u dallua Alexander Shai, autor i 34 pikëve. Randle realizoi 24 pikë për Minnesota, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana, (1-3)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota, 124-94 (4-1)