• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bremer: Ky sezon na la shije të hidhur

29/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gleison Bremer, mbrojtësi i Juventusit, ka ndarë një postim në profilin e tij në Instagram për të bërë një bilanc të sezonit para Botërorit për Klube, garë në të cilën braziliani pritet të marrë pjesë. Më poshtë është përmbajtja e plotë e asaj që ka publikuar lojtari i lindur në vitin 1997:

“Një sezon si ky që sapo përfundoi nuk mund të lërë gjë tjetër veçse shije të hidhur.

Do të donim t’u jepnim më shumë gëzim tifozëve tanë, sepse ne jemi Juventusi dhe nuk mund të kënaqemi kurrë me vendin e katërt, na e kërkon historia.

Më vjen keq që nuk kam qenë pranë shokëve të mi në fushë për të luftuar për këtë fanellë, jam përpjekur ta bëj këtë duke dhënë kontributin tim jashtë fushës në çdo moment.

Tani mendojmë për ta përgatitur sa më mirë këtë kompeticion të fundit. Forca Juventus, deri në fund!”

Gleison Bremer në karrierën e tij ka veshur fanellën e Torinos në 110 ndeshje, duke shënuar 13 gola, atë të Juventusit në 91 ndeshje, me 8 gola, dhe të Atletico-MG në 33 ndeshje, ku ka shënuar edhe 1 gol. 28-vjeçari ka 5 paraqitje edhe me përfaqësuesen e Brazilit.

Në trofetë e tij është edhe një Kupë Italie, e fituar sezonin e kaluar me Massimiliano Allegrin në pankinë.

Ai mungon në fushat e blerta që nga 2 tetori 2024, kur pësoi dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë.

Next Post

Dueli kualifikues ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në Durrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.