Wednesday, 13. May 2026
Sport

Dragan Stojkoviq me dhimbje koke para ndeshjes së madhe me shqiptarët

GS 29/05/2025 1 Min. Lesezeit

Shqipëria po përgatitet maksimalisht për ballafaqimin me Serbinë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Nga ana tjetër, selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, është me dhimbje koke.

“Dragan Stojkoviq të premten do të shpallë listën përfundimtare të lojtarëve për ndeshjen e rëndësishme me Shqipërinë në Tiranë dhe Andorrën”, shkruan mediumi “MaxBet Sport”.

“Portieri Predrag Rajkoviq nuk është rikuperuar nga dëmtimi i tij.

Ai pati probleme në fund të sezonit në fanellën e ekipit Al Ittihad, me të cilën fitoi titullin e kampionatit në Arabinë Saudite.

“Lojtarët e tjerë janë gati, dhe mbetet që Dragan Stojkoviqin të vendosë për skuadrën përfundimtare,.

Grumbullimi është planifikuar për 2 qershor në qendrën sportive në Stara Pazova”, shkruan më tej.

Teilen: