Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Marquez nuk lë asgjë për rivalët

GS 08/06/2025 1 Min. Lesezeit

Botërori 2025 në MotoGP gjithnjë e më shumë po flet për Marc Marquez, që pasi triumfoi të shtunën në garën sprint ia arriti të fitojë edhe të dielën në garën e Spanjës, zhvilluar në pistën e Aragon.

Piloti spanjoll i Ducati dominoi në garën e shtëpisë, duke arritur një fitore të merituar. Ende pa arritur gjysma e sezonit ai është shkëputur 32 pikë nga vendi kik dytë në renditjen e përgjithshme, ku ndodhet vëllai i tij Alex Marquez.

Ky i fundit doli i dyti me Ducati Gresini, duke mos arritur dot të rivalizojë deri në fund.

Në podium u ngjit edhe Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati, por italiani është 93 pikë pas shokut të tij të skuadrës në renditjen e përgjithshme.

Pra, një Botëror që duket se po vendoset shumë shpejt, me Marc Marquez që ka fituar gjysmën e garave të zhvilluara deri më tani. Shumë larg kësaj tresheje pilotët e tjerë, që nuk arritën dot të duelonin as për dpodiumin.

Teilen: