• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mohon largimin

14/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ferrari mbërrin në Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 pas një sezoni më rezultate të vështira, ndërsa në Maranelo ditët e fundit është shtuar tensioni edhe si rrjedhojë e zërave, që kanë qarkulluar për lëvizje të mundshme në skuadër në fund të sezonit.Me të ardhmen e drejtorit Frederik Vasër që duket në pikëpyetje në fund të sezonit, gjithashtu edhe Sharl Lëklerk është afruar për një kalim të mundshëm te Mercedesi.

Por me mbërritjen në Montreal kanë ardhur edhe përgënjeshtrimet e para, teksa vetë piloti monegask e mohon largimin nga Ferrari.

“Nuk i komentoj zërat se po largohem nga Ferrari. E dini që unë e dua Ferrarin dhe dua të fitoj kampionatin botëror me këtë ekip”, deklaron Lëklerk.

Ndërsa i pyetur për të ardhmen e drejtorit Vasër, piloti shprehet kështu: “Janë thashetheme që nuk më pëlqen t’i dëgjoj. Duhet të përqendrohemi aty ku mund të bëjmë një ndryshim, në pistë. Kështu që do ta mbyllim këtë diskutim, nuk kam asgjë për të komentuar. Unë besoj te Fred ashtu siç Fred ka besuar gjithmonë tek unë, le të shpresojmë ta vazhdojmë përpara së bashku”, deklaron 27-vjeçari.

LUIS HAMILTON – Nga ana tjetër, piloti britanik u rikthye te problemet e Ferrarit nga fundjava e garës së kaluar në Barcelonë: “Kishim vështirësi në Spanjë, ishte një ndjesi e keqe, siç nuk e kam pasur kurrë më parë”, tha Hamilton.

Për sa u përket kritikave ndaj shefit të ekipit, Frederik Vasër, shtate herë kampioni i botës i komentoi kështu:

“Nuk është kurrë e diçka e bukur, jam te Ferrari edhe falë tij dhe duam të dalim nga kjo situatë së bashku. Për momentin, gjërat nuk janë perfekte, por jam këtu për të punuar me ekipin dhe besoj tek ai. Gjetja e një pike takimi me ekipin e ri është sfida, të gjithë po punojnë në këtë drejtim”.

Në Montreal, Hamilton ka arritur edhe fitoren e tij të parë në karrierë në vitin 2007: “Fitorja ime e parë në Formula 1 në këtë pistë ishte vërtet epike, mbaj mend që luftova për të pasur të njëjtën sasi karburanti si Alonso në atë kohë”, shprehet ndër të tjera britaniku i Ferrarit.

Next Post

Oklahoma triumfon në fushën e Indianas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.