• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vinjales dominon në parakualifikuese

21/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati Botëror i Moto GP-së hapi dje fundjavën e Çmimit të Madh të Italisë, me sesionin e parë të provave të lira, të cilat më pas i lanë vend parakualifikueseve.

Me provat që u shënuan nga dominimi i Marko Bexekit dhe Pedro Akostës, në parakualifikuese doli në skenë Maverik Vinjales.

Spanjolli i skuadrës Red Bull KTM regjistroi kohën më të shpejtë, duke e ndalur kronometrin në 1 minutë, 44 sekonda dhe 634 të mijëtat në Muxhelo.

Në rezultat që do t’i mundësojë atij të niset nga pozicioni i parë në mini-garën e sotme Sprint. I dyti në parakualifikuese u rendit Françesko Banjaja, me diferencë 110 të mijëtat nga kreu, ndërsa pas tij ishte piloti tjetër i Dukatit zyrtar, Mark Markez. Lideri i kampionatit ishte 146 të mijtat më i ngadaltë se Vinjales, ndërsa vëllai i tij, Aleks Markez u klasifikua i katërti me 153 të mijëtat vonesë.

Pas një rrëshqitjeje në fillim të seancës dhe me dhimbje në shpatullën e majtë, Fabio Kuartararo u rikthye në motor, duke ia dalë të futet në top-5, me 311 të mijëtat nga Vinjales. Më tej klasifikimi vijoi me Marko Bexekin (+0.361) e Aprilias në vend të gjashtë, Aleks Rins i Yamahas (+0.450), Pedro Akosta i KTM Red Bull (+0.466) dhe motorët Dukati VR46 të Franko Morbidelit (+0.510) dhe Fabio Di Xhanantonios (+0.645), të cilët plotësojnë dhjetëshen e parë të provave parakualifikuese në tokën italiane.

Next Post

Kosova e Dusseldorfit shkon në zgjedhje të reja! Flet Bujar Neziri 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.